Drita “terrohet” në Prizren, Liria ia kthen dy herë rezultatin
Drita e ka pësuar edhe humbjen e dytë me radhë në Superligë. Kampionët e Kosovës janë mposhtur 3-2 në udhëtim te Liria.
U duk se gjilanasit do ta kenë të lehtë kur pas gjysmë ore lojë, Xhevdet Shabani kaloi në epërsi mysafirët.
Por, në fund të pjesës së parë Gashi barazoi në 1-1.
Neziraj kaloi në fillim të pjesës së dytë mysafirët përsëri në epërsi.
Gjithçka ndryshoi kur në skenë doli Liridon Fetahaj. Ylli prizrenas brenda tetë minutave shënoi dy herë për fitoren e Lirisë./Indeksonline/