Simeone i hidhëruar me FIFA-n për Griezmann
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është i bindur se Antoine Griezmann është më i miri në botë për 12 muajt e fundit dhe se meritonte të ishte në listën e ngushtë për çmimin, ”The Best”.
Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah përbëjnë listën e ngushtë prej tre lojtarëve për ta fituar çmimin në fjalë, por ka emra të mëdhenj që mungojnë si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.
Fituesi do të shpallet në një ceremoni në Londër këtë muaj, transmeton IndeksOnline.
Griezmann e shijoi një vit të jashtëzakonshëm duke e fituar Europa Leaguen me Atletico Madridin si dhe Kampionatin Botëror me Francën.
Dhe Simeone beson se Griezmann duhej të ishte i nominuar në listën e ngushtë pasi që ishte një hap para rivalëve të tij.
Ai tha: ”Vitin e fundit, pa asnjë dyshim, Griezmann ishte lojtari më i mirë në botë”.
”Pa asnjë dyshim”./IndeksOnline/