23 vjet nga triumfi i parë i legjendës së Formula 1 në shtëpi
Michael Schumacher po shërohet në shtratin e tij pas lëndimit që mori nga një incident me ski në alpet franceze me 29 dhjetor të vitit 2013.
Ai qëndroi në koma për rreth gjashtë muaj dhe gjendja shëndetësore është mbajtur e fshehur nga familja duke mos pasur kontakte me media.
Megjithatë kujtimet dhe sukseset e 49 vjeçarit do të mbetën përgjithmonë në memorien e të gjithë atyre që e dashurojnë këtë sport.
Pikërisht me 1 shtator 1995, Schumacher shënoi fitoren e parë para tifozëve gjerman në pistën e famshme të Nuerburgring.
Ai ishte pjesë e Benetton dhe vinte pas suksesit të parë botëror një vite më parë.
90.000 tifoz ishin të pranishëm për ta ndjekur atë që më pas do të njihej si legjenda e gjallë e Formula 1.
Schumacher fitoi shtatë herë titullin e Botës ku triumfoi pesë herë radhazi me Ferrarin nga viti 2000-2004. /IndeksOnline/
Am 1.Oktober 1995 lockt der Große Preis von Europa 90.000 Fans an den @nuerburgring, um Michael dort erstmals siegen zu sehen. – 1st October 1995, 90.000 fans travel to the @nuerburgring for the European Grand Prix and watch Michael win there for the first time. @F1 #KeepFighting pic.twitter.com/EaBf1xLG8w
— Michael Schumacher (@schumacher) October 1, 2018