15:18 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hamilton: Mediat duhet ta respektojnë më shumë Vettelin

Lewis Hamilton thotë se rivali i tij për titullin e Formula 1, Sebastian Vettel ka marrë shumë kritika këtë vit.

Hamilton mund ta fitojë titullin e pestë të kampionit në garën e ardhshme në Austin për shkak të disa gabimeve të vazhdueshme nga gjermani dhe ekipi i tij i Ferrarit.

Piloti britanik i Mercedesit tha: ”Ndjej se mediat duhet të tregojnë më shumë respekt për Vettel”.

”Ju thjesht nuk mund ta imagjinoni se sa vështirë është ta bëni atë që ne e bëjmë”.

Hamilton shtoi: ”Është e pritshme që të jesh njeri mund të bësh gabime, por ne i tejkalojmë këto”./IndeksOnline/