75 Mall Live Search
14:25 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pa gola në ”Rexhep Rexhepi” pas fraksionit të parë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në ”Rexhep Rexhepi”, Feronikeli është nikoqir i Prishtinës në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e dhjetë.

Dhe pas 45 minutave të parë në Drenas, rezultati është 0-0, transmeton IndeksOnline.

Të dyja skuadrat kishin rastet e veta, megjithatë, asnjëri nuk arriti t’i konkretizojë.

Nga ana tjetër, është duke u zhvilluar edhe ndeshja, KEK-u – Ferizaj.

Ferizaj është në epërsi pas 45 minutash me rezultat, 1-0 pas golit të Dren Gashit./IndeksOnline/