Mourinho do të shkarkohet nëse ndodhë kjo – ky është zëvendësuesi i tij
Manchester Unitedi do ta shkarkojë Jose Mourinhon, nëse ky i fundit nuk ia del ta kualifikojë skuadrën në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Man Unitedi renditet në vendin e tetë në Premier League pas 12 ndeshjeve këtë sezon, 12 pikë mbrapa liderit, Man Cityt.
Skuadra e Mourinhos i ka humbur tashmë katër ndeshje në Premier League këtë sezon, dhe është shtatë pikë larg vendit që dërgon në Champions League, transmeton IndeksOnline.
Dhe tani The Sun shkruan se drejtuesit e Man Unitedit do ta shkarkojnë trajnerin portugez nëse ky i fundit nuk ia del ta inkuadrojë skuadrën në top-katërshe.
Thuhet se tashmë këtë Mourinho e ka kuptuar nga drejtuesit e klubit duke u vënë në presion të lartë.
Në rast të shkarkimit të Mourinhos, Manchester Unitedi do të synojë ta angazhojë trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino./IndeksOnline/