75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nga disavantazhi, Milani mposhtë Parman

Ka përfunduar para pak çastesh takimi i Serie A mes Milanit dhe Parmës.

Rossonerët kanë shënuar një fitore tejet të madhe, duke e mposhtur me rezultat minimal skuadrën e rikthyer në Serie A.

Fillimisht Inglese realizoi në minutën e 50-të, para se Cutrone të barazoi shifrat në 1-1. 15-të minuta më pas, ‘kuq e zinjtë’ fituan penallti, të cilën në gol e konvertoi Kessie.

Me këtë fitore, ekipi i Gattusos kalon në vendin e katërt, të paktën përkohësisht, deri në orën 18:00 kur Lazio luan ndaj Chievos si mysafir./IndeksOnline/

Temat: