Nuk do ta besoni se cila skuadër ka pranuar më së shumti gola në Premier League
Humbja, 4-2 nga Arsenali nuk e ka larguar Tottenhamin vetëm nga top-katërshja në Premier League, por edhe është bërë skuadër me një rekord të padëshiruar.
Spurs tani ka pësuar më së shumti gola në historinë e Premier Leagues pas katër golave të pranuar në pasditën e së dielës.
Dopieta e Pierre-Emerick Aubameyang dhe golat nga Alexandre Lacazette dhe Lucas Torreira bën që Tottenhami ta kalojë Evertonin si skuadra që ka pësuar më së shumti gola në elitën e futbollit anglez – me 1282 sosh, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, skuadra e Mauricio Pochettinos, që ka rënë në vendin e pestë në renditjen tabelare, është vetëm një gol larg Evertonit në këtë aspekt.
Nga ana tjetër, Liverpooli ka pësuar 1029 gola, Arsenali 980, Chelsea 974 dhe Man Unitedi 898.
West Hami është mbrapa Spurs dhe Evertonit në vendin e tretë me 1236 gola të pranuar./IndeksOnline/