23:35 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

A e dini cili klub është “baba” i futbollit?

Shumë klube mburren se cili është më i miri, cili klub ka më shumë trofe dhe në anën tjetër cili ka histori më të lavdishme.

Por vetëm një klub mund të mburret se është më i vjetri i historisë së futbollit.

Sheffield FC është klubi më i vjetër zyrtarisht që e njeh historia e futbollit, shkruan indeksonline.

Ai është themeluar në vitin 1857 dhe njëherë ka luajtur me rregullat e veta pasi nuk i ka njohur ato të Federatës Angleze deri në vitin 1878.

Sheffield edhe pse është skuadra më e vjetër e planetit ata nuk kanë ndonjë histori të lavdishme.

Ata bëjnë pjesë në ligën e tetë në renditje të futbollit anglez. /IndeksOnline/

Temat: