A keni dëgju? GJERMANIA SHKOI TE SHPIJA (Video)
Gjermania është eleminuar për herë të parë në histori nga faza e grupeve të Kupës së Botës.
Kampionët në fuqi u mposhtën kundër Koresë së Jugut me rezultat 2-0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Kim Young-Gwon në minutën e 94-të, ndërsa të dytin Son heung-Min në minutën e shtatë shtesë.
Në ndeshjen tjetër të grupit F, Suedia ka mposhtur Meksikën me rezultat 3-0.
Golin e parë në këtë e shënoi mbrojtësi i Werder Bremen, Ludwig Augustinsson në minutën e 50-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi kapiteni i Suedisë, Andreas Granqvist me një gol nga penalltia në minutën e 62-të.
Fitorën për skandinavët e vulosi futbollisti i Meksikës Edson Alvarez me një autogol në minutën e74-të të ndeshjes.
Suedia përfundon e para në grup me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Meksika në vendin e dytë.
Gjermania dhe Korea e Jugut do të përshëndeten me Kupën e Botës. /IndeksOnline/