19:42 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ademi zbulon se në cilin vend do të organizojë kamp për talentë

Zbulimi i talentëve kosovar që luajnë jashtë Kosovës është njëra ndër sfidat më të mëdha të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar kishte organizuar kampe për zbulimin e talentëve në Zvicër dhe Gjermani.

Dhe tani, i pari i FFK-së, Agim Ademi ka pohuar se në Kombëtaren e Kosovës në të gjitha kategoritë janë 183 talentë, transmeton IndeksOnline.

“Tashmë i kemi 183 talentë në të gjitha kategoritë. Do të organizojmë një kamp për zbulimin e talenteve në Angli sepse dihet se kemi shumë bashkatdhetar atje”.

”Më parë kemi organizuar kampe dhe në Gjermani e Zvicër”, thotë i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi në një intervistë për televizionin publik (RTK)./IndeksOnline/