14:10 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Aktorët e njohur gjakovarë në një fotografi (Foto)

Gjakova njihet si djep i kulturës. Ky qytet i fali vendit tonë shumë figura të shquara të fushës së artit. E ende vazhdon të jetë burim i shumë shfaqjeve teatrore, por edhe qytet që gjithnjë lind e krijon artistë të talentuar, shkruan Indeksonline.

Vetëm në këtë fotografi mund të shihni disa nga aktorët që janë emra të njohur në fushën e teatrit.

Në këtë fotografi të postuar nga Art Kurti i cili u bë i njohur me rolin e gjakovarit në serialin komik ‘O Sa Mirë’ mund të shihni Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili. Më pas edhe aktoren Myrvete Kurtishin e njohur si ‘Drita e Familjes Moderne, e bashkë me ta është edhe Edi Kastrati po ashtu figurë e dashur për publikun./Indeksonline/