16:25 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Alonso i përgjigjet shkurt interesimit të Realit dhe Barçës

Marcos Alonso thotë se është afër që të nënshkruajë kontratë të re me Chelsean, duke i ndalur spekulimet se ai mund t’i bashkohet Real Madridit ose Barcelonës.

Alonso ka qenë i lidhur me dy gjigantët e La Ligas pas paraqitjeve të tij imnpresive në krahun e majtë të mbrojtjes në ”Stamford Bridge”.

Por, 27-vjeçari, i cili ka debutuar më herët këtë vit për Kombëtaren spanjolle, nuk do ta ndjekë ish-bashkëlojtarin e tij, Thibaut Courtois në Real Madrid, transmeton IndeksOnline.

”Çfarë mund të them është se jam shumë i relaksuar dhe i lumtur te Chelsea”, tha Alonso për AS.

Image result for marco alonso

”Edhe klubi duhet të jetë i kënaqur me mua sepse unë ende kam dy vite të mbetura në kontratë dhe ata më kanë ofruar një rinovim”.

”Ne tashmë jemi në bisedime të avansuara lidhur me rinovimin”.

”Nëse gjithçka shkon mirë, unë mendoj se do të rinovoj para përfundimit të këtij muaji. Pra, në ditët e ardhshme”./IndeksOnline/