10:55 / E Martë, 30 Janar 2018

Alves: Neymar ishte “hije” e Messit, bëri mirë që u largua nga Barcelona

Dani Alves, mbrojtësi i Paris Saint Germain ka folur për transferimin e Neymarit në Francë.

Ai mendon se ylli brazilian bëri shumë mirë që u largua nga Barcelona, pasi ishte thjeshtë një “hije” e Lionel Messit.

“Unë mendoj se Messi është një lojtar me ndikimin më të madh në futbollin botëror. Gjë e mirë është se Neymar u largua pak nga hija e tij. Të lush me dikë si Leo është gjëja më e pabesueshme që mund të të ndodh, por gjithmonë është dyshimi se a jeni ju cilësor apo ai”, ka thënë Alves.

Alves mendon se viti 2018 do të jetë fantastik si për ekipin ashtu edhe për Kombëtaren e Brazilit.

“Viti 2018 do të jetë i pabesueshëm. Me PSG-në ëndërrojë Ligën e Kampionëve dhe ky është objektivi ynë kryesor. Poashtu edhe me Brazilin objektivi do të jetë Kupa e Botës në Rusi”, shtoi ish-lojtari i Barcelonës.

Kujtojmë se 34-vjeçari u largua nga Juventusi dhe iu bashkua PSG-së gjatë vitit 2017./IndeksOnline/

Mos i humb