09:57 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Anglezët të “çmendur” pas futbollit, flamuj edhe në “zebra” (FOTO)

Anglia do të luaj në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Kroacisë pasi eliminoi Suedinë me rezultat 2-0.

Shpikësit e futbollit e presin rikthimin e Kupës në vendin e tyre pas më shumë se 60 vjet që kur e fituan për herë të vetme.

Ata janë më adër se kurrë për të arritur një dëshirë të përjetshme angleze, shkruan indeksonline.

Banorët madje kanë filluar të bëjnë grafitë nëpër rrugët e qyteteve të Anglisë.

Vijat e bardha, rrethrrotullimet janë shndërruar në flamuj të Anglisë.

Grafitë të tilla janë bërë edhe nëpër rrugët e Welsit, ku ata e kanë konsideruar këtë si një provokim.

Anglia ka arritur të shpallët kampion vetëm një herë, në vitin 1966 kur kampionati zhvillohej në vendin e tyre. /IndeksOnline/