22:54 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Anglia thyen mallkimin e penalltive, kalon në çerekfinale (Video)

Anglia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3.

Ndeshja e rregullt përfundoi 1-1, shkruan indeksonline.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 57-të me një gol të Kane nga penalltia.

Yerry Mina arriti të barazoj rezultatin në minutën e katërt shtesë të kohës së rregullt.

Ndërsa në dy pjesët shtesë me nga 15 minuta nuk dhuruan gol edhe pse ishin shumë intensive.

Me këtë rast fituesi u vendos pas penaltive.

Penalltia e humbur nga Carlos Baca i dha mundësinë Anglisë të fitoj këtë ndeshje.

Në fazën tjetër, Anglia do të luaj me Suedinë që sot eliminoi Zvicrën. /IndeksOnline/