09:39 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet futbollisti i Premierligës (Foto)

Futbollisti i Crystal Palaces, Jason Puncheon është akuzuar për mbajtje të armës pa leje.

Mesfushori është arrestuar pas shqetësimit pranë shiritit Mishiko në Rrugën e Kishës, Reigate, transmeton IndekesOnline.

31-vjeçari është arrestuar në orët e hershme të ditës së diele.

Ai u akuzua për përdorim të armës, sulme të zakonshme dhe për prishjen e rendit publik për shkak të frikës ose provokimit.

Ai është liruar me kusht që të paraqitet në Gjykatën e Guildford më 5 janar. Skuadra nga Londra nuk ka dashur ta komentoj rastin./IndeksOnline/