16:55 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Aty ku nuk është Eriksson gjyqtar Milani nuk ka të ndalur (Video)

Milani ka shënuar fitore të vështirë në ndeshjen kundër Chievos, shkruan indeksonline.

Rosonerët fituan me përmbysje me rezultat 3-2.

Calhanoglu kaloi Milanin në epërsi në minutën e 10-të.

Chievo befasoi duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Stepinskit dhe Inglese.

Në pjesën e dytë skuadra e Gatusos u rikthye me dy gola të tjerë.

Së pari Cutrone në minutën e 54-të dhe më pas Silva në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Milani mbetët në pozitën e gjashtë me 50 pikë, tri më pak se Lazio dhe pesë më pak se Interi. /IndeksOnline/




Temat: