23:23 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Bale i zhgënjyer me vendimin e Zidane

Gareth Bale është shëndrruar në njeriun e ndeshjes qe i dhuroi Realit trofeun e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Welsiani shënoi dy supergola në fitorën 3-1 kundër Liverpoolit, shkruan indeksonline.

Duke folur për BT Sport pas ndeshjes, Bale nuk e fshehu zhgënjimin që Zidane nuk e inkuadroi nga minuta e parë.

“Natyrisht unë isha shumë i zhgënjyer që nuk fillova lojën, ndjeva se e meritova, por menaxheri merr vendimet”, filloi përpara. “Më e mira që kam bërë është që të hyj dhe të bëhëm protagonist, sigurisht”.

“Ai duhet të jetë goli më i mirë në një finale të Ligës së Kampionëve, nuk ka fazë më të madhe”.

“Është një lojë ekipore, por kur jeni zëvendësues, është një lojë me më shumë se 11 lojtarë. Kam bërë një ndikim”, përfundoi Bale. /IndeksOnline/

Temat: