15:54 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Barcelona pas yllit të Chelseas

Barcelona është bashkuar në garë me Manchester United për të blerë Willian nga Chelsea, sipas Mundo Deportivo.

Lajmet nga Spanja raportojnë se braziliani i cili arriti 13 gola dhe 8 asistime në një rol mbështetës në Stamford Bridge, është në përcjellje nga Barcelona.

Sidoqoftë, ekziston një problem për Barcelonën sepse Blues thuhet se kërkojnë 80 milionë euro edhe pse ai tashmë është 29 vjeç.

Duket se është shumë për kampionët e La Ligës , megjithëse mesfushori është shumë i pëlqyer nga Ernesto Valverde.

Barcelona po kërkon dikë që të zëvendësoj Neymar, i cili ka luajtur një rol të ngjashëm sikurse Willian, por u largua verën e kaluar për 222 milionë euro. /IndeksOnline/

Temat: