20:32 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Barcelona shton edhe një tjetër francez në fazën e mbrojtjes?

Skuadra e Barcelonës e ka në plan transferimin e mbrojtësit të Leipzig.

Bëhet fjalë për francezin, Dayot Upamecano. 19-vjeçari ishte bashkëlojtar i kosovarit Valon Berisha te Salzburgu para se t’i bashkohej ekipit gjerman në vitin 2017.

Upamecano është një qendërmbrojtës, i cili ka zhvilluar afro 40 paraqitje dhe ka shënuar një gol për Leipzigun në Bundesliga.

Francezi ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2021./IndeksOnline/