20:38 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha mbështet Ritën e Duan: Jam krenare që jam shqiptare! (Foto)

Shqiptarët kudo që janë, në mesin e shumë yjeve me të cilët mund të krenohen, padyshim që tri vajzat prijnë.

Bëhet fjalë për Rita Orën , Bebe Rexhën e Dua Lipën, këngëtare këto të tria me famë botërore, shkruan Indeksonline.

Ndonëse u tha se vajzat nuk flasin  mes vete e mbajnë inat, një gjë të tillë e ka demantuar Bebja. Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto, në të cilën tregon që është krenare me dy kosovaret.

“Numër 13 në ITunes të Britanisë së Madhe! Po ashtu edhe tri vajza shqiptare në top 20-sh. Kjo është e pabesueshme. E di që të gjithë prindërit tanë punuan shumë për të siguruar jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në vitet e 80-ta dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe kam arritur kaq shumë, e po ashtu edhe më krenare për të gjitha vajzat shqiptare që po fitojnë me mua tani. Kjo shkon për babain tim”, ka shkruar Bebja në Instagram. /Indeksonline/