15:32 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Befasuese, Salah do të jetë gati për ndeshjen e parë

Kanë mbetur edhe një javë deri në hapje të Kampionatit Botëror që do të mbahet në Rusi.

Misteri më i madh i kësaj gare padyshim që është prezenca ose jo e Mohamed Salah në ndeshjet për Argjentinën, shkruan indeksonline.

Ylli i Liverpoolit pësoi një lëndim në shpatull gjatë finales së Ligës së Kampionëve ku u mposhtën nga Real Madrid me rezultat 3-1.

Megjithatë, sipas trajnerit të Egjiptit, Hector Cuper, Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë kundër Uruguajit që zhvillohet të premten tjetër.

“Salah është në një fazë shërimi jo vetëm për trajtim në shpatullën e tij. Ne duhet të përmirësojmë sjelljen e tij dhe nivelin e tij të palestrës, sepse lëndimi e ka penguar atë të trajnohet si një lojtar normal, por ne kemi lajme shumë të mira nga mjeku ynë. Shpresoj se ai do të jetë me ne para Uruguait. Ne jemi optimistë dhe ne po presim për të “, ka thënë Cuper.

Trajneri gjithashtu ka bërë të ditur se është përgaditur për më të keqën duke bërë gati emrin që mund ta zëvëndësoj atë. /IndeksOnline/

Temat: