20:47 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Asistimi brilliant i Benjamin Kolollit te goli i fitores së Zurich

Zurich e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Europa League.

Skuadra zvicerane arriti të fitojë në avantazh prej një goli në ndeshjen kundër Ludogorets Razgrad.

Golin për vendasit e shënoi Victor Palsson në minutën e 84-t, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, asistimin e këtij goli e dhuroi reprezentuesi kosovar, Benjamin Kololli.

Kololli është duke kaluar nëpër një formë fantastike, teksa ai e shënoi edhe golin e fitores në ndeshjen e kaluar ndaj AEK Larnacas.

Përndryshe, Kololli pritet të ftohet te Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/