12:31 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bora vështirëson ndeshjet e Superligës (Foto)

Bora ka shkaktuar befasi sot në disa qendra të Kosovës, e sidomos në ato ku do të zhvillohet futbolli i Superligës dhe Ligës së Parë.

Në stadiumin e Gjilanit, kanë dalë tifozë të shumtë për ta larguar borën, dhe të jenë gati për ndeshjen kundër Lirisë që fillon nga ora 13:00.

Njëjtë kanë vepruar edhe tifozët e klubit të Vushtrrisë të cilët janë munduar që ta pastrojnë fushën nga bora e shumtë dhe të jenë të gatshëm për duelin kundër Ferizajt.

Siç, duket në anën tjetër fusha për derbin e javës Llapi – Drita do të jetë e gatshme./IndeksOnline/

Fusha e Gjilanit:

Fusha e Vushrrisë: