14:12 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Chelsea dhe Manchester United planifikojnë shkëmbimin e vitit

Juan Mata mund të rikthehet në Chelsea ndërsa vendin e tij ta zë mesfushori i bluve, Willian.

Sipas mediave angleze, skuadrat janë vënë në kërkim të dy futbollistëve dhe kjo mund të ndodh në afatin kalimtar të verës.

Mourinho u përpoq të transferoj yllin e Chelseas, Willian verën e kaluar dhe bisedimet u zhvilluan me përfaqësuesit e lojtarit.

Kontrata e Willian’ në Stamford Bridge zgjat deri në vitin 2020 dhe ata do të kërkonin një tarifë prej 30 milionë funtesh, të njëjtin çmim që i paguan Shakhtar Donetskut pesë vjet më parë.

Kontrata e Mata në Old Trafford skadon në vitin 2019, pasi klubi aktivizoi një klauzolë për të shtuar edhe një vit shtesë. /IndeksOnline/

 

 

Temat: