17:51 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Chevrolet Corvette ZR1 bën shitjen e parë për 925,000 $

General Motors nuk ka bërë ende 3 muaj që nga zbulimi i modelit më të ri Chevrolet Corvette ZR1.

Kompania amerikane ka shitur modelin e parë të ri të ZR1 me një çmim të lartë prej 925,000 $.

Kjo shitje u bë gjatë ankandit ‘Barret-Jackson’ në Arizona, ku General Motors edhe shënoi shitjen e parë me pakicë të Chevrolet Corvette ZR1 2019.

Oferta fituese afër 1 milion dollarë, erdhi nga Rick Hendrick, kryetar i grupit ‘Hendrick Automotive’ dhe pronar i ekipit ‘Hendrick Motorsports NASCAR’, shkruan Indeksonline.

Cmimi zyrtar i këtij modeli është 111,995 dollarë.

Më e mira e krejt kësaj është se 100% e parave do të shkojnë tek ‘Tower Foundation’, program ky që ndihmon ish-veteranët dhe familjet e tyre të bëjnë një tranzicion të suksesshëm në jetën civile.

ZR1 konsiderohet si Corvette më e shpejtë dhe më e fuqishme ndonjëherë. Makina përmban një motor 6 litërsh supercharged LT5 V8 që prodhon 755 kuajfuqi.

Ajo mund të ciftëzohet me një manual me shtatë shpejtësi ose me një transmetim automatik me mundësi tetë shpejtësie. /IndeksOnline/

The fastest, most powerful production Corvette ever – the 755-horsepower 2019 ZR1.