17:57 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Corvette e re, rivali që do të frikësojë italianët e gjermanët

Një anëtar i paidentifikuar i Forumit të përkushtuar të Chevrolet Corvette ka zbuluar detaje të ndryshme lidhur me gjeneratën e re dhe të tetë, duke pretenduar se janë të brendshëm.

Corvette C8 e re do të mbërrijë vitin e ardhshëm dhe do të quhet Manta Ray me një motor të pozicionuar në nivel qendror.

Versioni bazë do të zhvillojë pothuajse 530 kuaj fuqi nga modeli LT1 V8 i modifikuar. Pas kësaj, do të arrijnë edhe dy modele më 2021 që do të “revolucionojnë sjelljen e Corvette”.

I pari do të jetë një model luksoz i quajtur Grand Tour që do të përdorë versionin e motorit Cadillac 4.2 litërsh twin-turbo V8. Modeli i dytë do të jetë Grand Sport, i cili do të jetë një “version i çmendur sportiv” me V8 me twin-turbo 5.5 litërsh.

Insider pretendon se makina është “tmerrësisht e fuqishme” dhe do të jetë konkurrencë e ashpre ndaj veturave gjermane dhe italiane. Përkundër theksit në statusin e brendshëm, nuk është përmendur asnjë sasi konkrete e fuqisë së tij.