23:41 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Citroen tregon kur arrin C5 në Evropë [Foto]

Citroen ka ofruar modelin e ri C5 Aircross në Kinë dhe tani ata do sjellin më në fund edhe në Evropë.

Në disa postime të bërat në mediat sociale, prodhuesi francez ka njoftuar ardhjen e SUV-it të ri në Evropë, më 24 maj.

Citroen C5 është një SUV kompakt dhe thuhet se ofron dy motorë benzinë me 165 respektivisht 200 kuajfuqi, e me një transmetim automatik me gjashtë shpejtësi.

Poashtu do jetë edhe një version hibrid plug-in me e-AWD, që ka dy motorë elektrike që në kombinim prodhojnë 300 kuajfuqi. /IndeksOnline/

Temat: