16:50 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Deklarata e Klopp për shortin që i ka bërë të qeshë shumë tifozë

Jurgen Klopp ka bërë një deklaratë qesharake lidhur me shortin e hedhur të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se e ka pritur me disponim përballjen me Cityn dhe se sipas tij do të jetë një përballje që do të ofroi kënaqësi futbollistike.

Poashtu, Klopp ka thënë se shorti i hedhur është lajm i mirë për futbollistët e Manchester United.

“Është “cool” kur luan në Ligën e Kampionëve me ndonjë skuadër të shtetit tuaj. Ky është një short i ëndrrave, por për tifozët e Manchester United” ka thënë Klopp në humor. Sa i përket ndeshjes, gjermani ka deklaruar se do të jetë e barabartë, por me futboll të bukur.

“Na kanë mposhtur një herë, i kemi mposhtur një herë. E doja Bayernin ose Barcelonën, por është të bukur të luash edhe ndaj Cityt. Jam i bindur se do të ketë futboll shumë të bukur” ka thënë Klopp./Indeksonline/

Temat: