13:01 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dështuan të siguronin transport, klubi kosovar kërkon ndihmë nga prindërit e lojtarëve

Në shumicën e klubeve kosovare, gjendja financiare nuk është aspak e mirë.

Kjo gjendje tani është dëshmuar te klubi kosovar, Ferizaj, konkretisht te Juniorët e skuadrës në fjalë.

Skuadra e të rinjëve ferizajas është përballur sot me Gjilanin si mysafir, transmeton IndeksOnline.

Por, para ndeshjes, Juniorët e Ferizajt janë përballur me problemin e sigurimit të transportit.

Pasi dështuan t’ua siguronin transportin, klubi kërkoi ndihmë nga prindërit e lojtarëve.

Përndryshe, ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat, 2-2./IndeksOnline/