Dy vëllezërit i kushtojnë këngë motrës së vdekur, përlotet Aurela Gaçe
Vitin që lamë pas vdekja e Blertës 15 vjeçare, një nga talentet që premtonte shumë në muzikë, tronditi gjithë opinionin shqiptar.
Ndërsa janë dy vëllezërit e saj që ditë më parë kanë lansuar një projekt muzikor, ku kujtojnë motrën e tyre të ndjerë, shkruan Indeksonline.
Ky dedikim ka prekur këngëtaren, Aurela Gaçen e cila ka shkruar:
“Eshte e pamundur te mos lotosh.
Blerta e vogel u kthye ne engjell vetem 15 vjeç, e vellezerit e saj bejne kete dedikim kaq te dhimbshem.
Blerta, u fut ne sallen e operacionit per nje nderhyrje te thjeshte ne gju , e fatkeqesisht nuk i ja doli dot te kthehej ne gjirin e familjes. Zoti ju dhente forcen ta perballoni Ermal”.