01:06 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Një yll i madh shokon futbollin, pensionohet në kulm të karrierës

Mesfushori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 27 vjecare, shkruan indeksonline.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë algjeriani përmes rrjeteve sociale duke aluduar për probleme shëndetësore.

“Pas konsultimit me shumë mjekë kam vendosur të qëndroj largë nga futbolli. Kohës sime në futboll i ka ardhur fundi do të doja të thoja pak fjalë. Dua t ‘ i falenderoj të gjithë për mirësinë dhe mbështetjen që më kanë treguar në këtë qytet të mrekullueshëm, ti do të jesh gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Mahrez.

Mahrez ka qenë njëri nga futbollistët më të kërkuar kohët e fundit, që nga shpallja kampion i Premierligës me Leicester.

Megjithatë pritet një reagim nga klubi gjatë ditës së nesërme, pasi nuk ka pasur ndonjë paralajmërim për tërheqjen e tij. /IndeksOnline/