12:38 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Skuadra që ra në Ligën e parë më së shumti shikues në stadium (Dokument)

Vëllaznimi është kampion i padiskutueshëm i shikueshmërisë për edicionin 2017/18 në Vala Superligë.

Këtë e dëshmojnë statistikat e dokumentuara të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gazeta Olle ka siguruar shënimet zyrtare të FFK-së për shikueshmërinë e 12 skuadrave elitare.

Në vendin e parë është Vëllaznimi me një mesatare prej 3187 shikuesish për ndeshje.

Gjakovarët kanë mbledhur 31500 shikues në vjeshtë, 19500 në pranverë, që në total i bie 51000 shikues për sezon.

Në vendin e dytë vjen kampioni i ri i Kosovës në futboll, Drita. Bardhekaltërit janë përcjellë nga 1876 shikues për ndeshje.

Në total, Drita u mbështet nga 31.900 tifozë gjatë gjithë sezonit.

Duhet theksuar që një pjesë të madhe të meritës për shpalljen kampione e kishin Intelektualët, që nuk munguan kurrë në tribuna.