13:29 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky do të jetë kryetari/milioner i ri i Feronikelit (Foto)

Skuadra e Feronikelit është duke mbajtur një takim për ta zgjedhur kryetarin e ri, pas largimit të Ekrem Elshanit.

Sipas burimeve të IndeksOnline, kryetari i ri i klubit nga Drenasi do të jetë Naser Ramaj.

Ramaj është një biznesmen nga Drenasi, por që punon dhe vepron në Mal të Zi, saktësisht në Budva.

Së fundit, biznesmeni kosovar investoi në një projekt gjigant bregdetar me vlerë 4 milionë euro. Vlera e Naser Ramajt shkon deri në 80 milionë euro.

Kujtojmë që Feronikeli para disa jave ka zyrtarizuar trajnerin e njohur, Ismet Munishin dhe po bëhet gati furishëm për gjysmë sezonin e mbetur në Superligë./IndeksOnline/