10:32 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

EULEX gati “të shkojë në shtëpi”, tregon kohën kur largohet nga Kosova

Misioni i Bashkimit Evropian, EULEX i cili mori në duart e tij “frerët” për të forcuar e sundimin e ligjit në Kosovë e  vitin 2008, tani me 14 qershor pritet që zyrtarisht ta përfundoj mandatin e tij 10 vjeçar.

Në një përgjigje për Indeksonline, Zyra për Informim e këtij Misioni ka treguar se deri në përfundim të mandatit të tij, drejtimi i përgjithshëm i misionit të EULEX do të jetë drejtë tranzicionit progresiv të funksioneve dhe përgjegjësive në Monitorim dhe Këshillim tek instrumentet asistuese të BE-së.

“Deri në fund të mandatit me 14 qershor 2018, drejtimi i përgjithshëm i misionit të EULEX do të jetë drejtë tranzicionit progresiv të funksioneve dhe përgjegjësive në Monitorim, Montorim dhe Këshillim tek instrumentet asistuese të BE-së, si dhe largimi gradual i mandatit ekzekutiv ashtu siç të shihet e duhur”, thuhet në përgjigje.

Tutje sipas tyre vendimi për të ardhmen e mandatit të EULEX pas qershorit të këtij viti i takon shteteve anëtare të BE-së, gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me autoritetet vendore.

Ndërkaq në anën tjetër Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka thënë në një intervistë ka vlerësuar se sistemi i drejtësisë ka kapacitete për ta bërë punën në përputhje të ligjeve, pa pasur nevojë për një mision ekzekutiv të EULEX-it.

Si rezultat i kësaj dinamike ai ka thënë se janë përmbushur obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane, e cila do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave dhe do ta fuqizojë vendosmërinë për luftimin e dukurive negative. /Indeksonline/

Temat: