14:23 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Feronikeli dhe Gjilani në avantazh, pa gola në ”Zahir Pajaziti”

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani në Stadiumin e Qytetit është në avantazh prej një goli ndaj KEK-ut.

Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Perez në minutën e 33-të të takimit, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër në Drenas, në derbin drenicas mes Feronikelit dhe Drenicës, rezultati është i barabartë.

Në minutën e 33-të, Da Silva shënoi për Niklin, derisa Osman Mziu në minutën e 43-të barazoi shifrat.

Dhe për fund, ndeshja, Llapi – Ballkani është më e qetë. Pas 45 minutash, rezultati është 0-0./IndeksOnline/