16:37 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Feronikeli zyrtarizon transferimin e radhës

Kryesia e Feronikelit i ka marrë shumë seriozisht përgatitjet për sezonin e ardhshëm, duke afruar emra të rëndësishëm në skuadër.

Së fundmi është zyrtarizimi afrimi i sulmuesit Astrit Fazliu, që sezonin që sapo lamë pas ka qenë pjesë e Dritës së Gjilanit, ekipit kampion të Kosovës. Më parë Fazliu ka luajtur edhe për Ferizajn, Ulpianën, Prishtinën, Shkëndijën, Partizanin e Tiranës dhe Flamurtarin e Vlorës.

Zyrtarizimi i Fazliu pason firmat me Artur Maganin, Mevlan Zekajn, Përparim Islamin si dhe të Drilon dhe Lapidar Lladrovcin.

Kujtojmë se ky sulmues është një njohje e vjetër e trajnerit Sulejman Starova, pasi të dy kanë punuar te Partizani në Kategorinë Superiore në Shqipëri.

Temat: