13:58 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

FFK-ja shpërndau topa për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë

Për të siguruar një top unik për zhvillimin e ndeshjeve kampionale, sot, FFK-ja ua shpërndau nga 10 topa klubeve të Superligës dhe nga pesë topa klubeve të Ligës së Parë, të cilët ua dorëzuan presidenti i FFK-së , Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Në  fjalën e tij përshendetëse presidenti Agim Ademi, tha se kjo nuk është ndonjë ndihmë e madhe por se jemi duke u përpjekur që të bëjmë një top unik për tërë ligën dhe besoj që shpejt do të kalojë në një brend të pastër të FFK-së.

”Jemi duke u përpjekur që jo vetëm t’i mbështesim klubet por edhe ta ngrisim nivelin e ligës që është kërkesë edhe e UEFA-s”.

Ndërkaq sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu foli për rëndësinë e aspektit teknik që të kemi një top unik që shpreh edhe imazhin e Ligave tona.

Ndërkaq, duke i përshëndetur përfaqësuesit e Ligës së Parë, presidenti Ademi u tha atyre të mos mendojnë se Ligën e Parë e kemi lënë anash, por jemi shumë të interesuar që ta forcojmë këtë ligë edhe  për faktin se konsiderojmë se është boshti kryesor i garave.

”Ne edhe Ligën e Dytë që po e konsiderojmë si popullore kemi nisur t’i mbështesim me rikuizita e do  të vazhdojmë të ndihmojmë edhe grup-moshat e reja dhe shkollat e futbollit”./IndeksOnline/

Temat: