22:39 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Frika” angleze nga penalltitë (Video)

Anglia dhe Kolumbia do të vendosin fatin e tyre përmes penalltive pas barazimit 1-1 për 120 minuta.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 57-të me një gol të Kane nga penalltia.

Yerry Mina arriti të barazoj rezultatin në minutën e katërt shtesë të kohës së rregullt.

Dy pjesët shtesë me nga 15 minuta nuk dhuruan gol edhe pse ishin shumë intenzive.

Ndeshja do të luhet në penallti, por Anglia nuk e kishte preferuar këtë.

Tri herë sa ka luajtur me penallti në Kupën e botët, anglezët kanë humbur në të gjitha rastet.

Në vitin 1990 në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, në vitin 1998 kundër Argjentinës dhe në vitin 2006 kundër Portugalisë.

Kjo është një statistikë interesante por e frikshme për anglezët para ekzekutimit të penalltive kundër Kolumbisë. /IndeksOnline/