21:25 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Futbollistët e Anglisë u ndihmuan nga Ronaldo për të fituar me penallti

Anglia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës pasi eliminuan Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive.

Kanë kaluar 22 vjet kur Anglia fitoi një ndeshje të rëndësishme me penallti, shkruan indeksonline.

Që atëherë, anglezët janë mposhtur nga Argjentina (1999), Portugalia (2004 dhe 2006) dhe Italia në vitin (2012).

Por këtë herë, Southgate dhe futbollistët e tij i kanë analizuar mirë penalltitë duke marrë si shembull yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Analizat e para tregojnë se Tre luanët gjuajtën nga 11 metra njëjtë si sulmuesi i Real Madridit.

Drejtori teknik i Federatës Angleze, Dan Ashëorth shpjegoi ndryshimin në stilin para turneut, sipas Metro , ai tha:

“Ka pasur pak hulumtime për të treguar se lojtarët anglezë janë të shpejtë në topin kur bjer bilbili”.

“Kur jepet leja e gjyqtarit, ju keni aq kohë sa dëshironi deri të gjuani penalltinë”.

“Si komb, gjatë viteve kemi qenë pak të shpejtë, ju shikoni në kombet e tjera, ata marrin pak më shumë kohë, ka disa modele interesante, për shembull, vetëkontrolli i Ronaldos është i pabesueshëm”. /IndeksOnline/