09:50 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Futbollisti me emrin Watt ndëshkohet me të kuq, arsyeja qesharake (Foto)

Ish-futbollisti i Arsenalit, Sanchez Watt është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit.

Mënyra se si ai mori kartonin e dytë të verdhë ishte qesharake, shkruan IndeksOnline.

Kur ai mori kartonin e parë të verdhë, gjyqtari i ndeshjes iu afrua futbollistit për ta pyetur për emrin.

Lojtari anglez i thotë gjyqtarit se emri i tij është Watt dhe e përsërit disa herë – por Dean Hulme zyrtari i ndeshjes, mendoi se lojtari po i thotë “What, what, what” (Çfarë, çfarë, çfarë) dhe nga inati e ndëshkoi me të kuq.

Ashtu tha edhe në përfundim të ndeshjes: “Unë e morra si një çfarë “what”. Nuk e dija se emri tij është Watt”, ka thënë Dean.

Watt e nisi karrierën te Arsenali. Ai luajti edhe për klube si: Leeds United, Sheffield W, Colchester dhe Kerala Blasters./IndeksOnline/