15:00 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Futbollisti serb ia fal një pikë Cityt (Video)

Skuadra e Manchester Cityt është ndalur nga skuadra e Crystal Palaces në xhiron e 21-të në Premierligë.

Klubi i Pep Guardiolas barazoi pa gola 0 me 0 kundër ekipit të Hudgson, shkruan IndeksOnline.

Por, kjo ndeshje ka mundur të përfundoj me fitore të vendasve, nëse futbollisti serb Milivojevic nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë barazim, City shkon në kuotën e 59 pikëve, 14 më shumë se pozita e dytë, Chelsea./IndeksOnline/