09:53 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Gati sa nuk u largua nga “Tre Luanët” për tatuazhin e bërë, Sterling tregon domethënien (Foto)

Raheem Sterling ka bërë një tatuazh të ri para nisjes për në Rusi.

Ylli i Manchester Cityt është në listën e Gareth Southgate për ndeshjet e Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

Në një stërvitje të “Tre Luanëve” Sterling zbuloi një tatuazh të ri, i cili ka nxitur shumë reagime në Britani.

Tatuazhi i ri i Sterling përmban një armë “M16”, dhe është bërë në këmbën e tij të djathtë.

Ky tatuazh nxiti shumë debate, madje disa kërkuan edhe largimin e lojtarit nga kombëtarja.

Por, në një postim Sterling ka treguar domethënien e këtij tatuazhi.

“Kur ishte 2 vjet, babai im u vra. Nga ky moment unë bëra një premtim, se kurrë nuk do të prek me dorë një armë. Unë e bëra në këmbën time të djathtë, kështu ka një kuptim më të thellë”, ka thënë Sterling.

Anglia në Kupën e Botës, ndeshjen e parë do ta luaj ndaj Tunizisë, pastaj ndaj Panamasë dhe në fund të grupeve ndaj Belgjikës./IndeksOnline./