11:24 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gattuso – Milan, deri 2020?

Drejtuesit e Milanit janë duke planifikuar një ofertë të re për trajnerin, Gennaro Gattuso.

Mediat italiane thonë se “Kuqezinjtë” janë afër t’ia ofrojnë një kontratë të re italianit, deri më 30 qershor të vitit 2020, transmeton IndeksOnline.

Gattuso zuri vendin e Montellas më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Edhe pse pati një nisje kogja të vështirë, duket se ideja e Gattusos po përparon. Në 24 xhiro, Milani ka grumbulluar 38 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë./IndeksOnline/

Temat: