16:38 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Guardiola del në konferencë, flet i inatosur për politikë!

Pep Guardiola e ka shfryëtzuar konferencën para ndeshjes me Everton për të përmendur politikën. Trajneri spanjoll ka shprehur frustrimin e tij me arrestimin e liderit katalonas, Carles Puigdemont.

“Unë jam nga ata njerëz që nuk ua dua të keqen njerëzve që nuk bëjnë asnjë të keqe. Ne katalonasit jemi gjashtë milionë njerëz që kemi kërkuar të drejtat tona në mënyrë paqësore. Ata na quajn gjenrator të dhunës në mënyrë krejt të gabuar. Është padrejtësi e madhe që ne të na krahasojnë me ETA-n. Puigdemont duhet të lirohet, është një lider paqësor dhe njerëzor” ka thënë Guardiola, shkruan Indeksonline.

Sa i përket futbollit, Guardiola ka thënë se skuadra e tij është në rrugë të mirë për titull, por se titullin ende s’e ka të sigurtë.

“Na duhet reagim i fuqishëm edhe në tre ndeshjet e ardhshme. Titullin nuk e kemi të sigurtë, por jemi më së afërmi” ka thënë Pep./Indeksonline/

Temat: