17:57 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Humbja nga Rahoveci nxitë Bashkimin që të përforcohet me basketbollistin e huaj

Klubi basketbollistik, Bashkimi është shumë pranë përforcimit me një lojtar tjetër të huaj.

Bëhet fjalë për Jordan Capps nga Southeastern Louisana University, shkruan TopSport, transmeton IndeksOnline.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Bashkimi do të përforcohej me një basketbollist të gjithanshëm.

Pozitën të cilën, Capps e mbulon vshtë e alos, por pamjet e mëposhtme tregojnë se ai mund të ndihmojë edhe në pozitat tjera.

Statistikat e Capps në SLU janë këto: 13.5 pikë për ndeshje, 4.3 topa të vjedhur për ndeshje dhe 54% gjuajtje nga loja.

Përndryshe, ia vlen ta shikoni edhe ngulitjen e tij në sekondat e fundit, ku këtë e bëri për Peachtree Ridge High School më herët./IndeksOnline/

Temat: