19:06 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Hysaj futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në histori, kjo është vlera marramendëse! (Foto)

Qendra ndërkombëtare për studimet sportive ka publikuar ditën e sotme, vlerat në merkato të futbollistëve kryesorë të Europës, dhe në listë janë 100 futbollistët me vlerën më të lartë.

Përsa i përket emrave shqiptarë, lojtari më me vlerë është Elseid Hysaj, i cili renditet në vendin e 60-të, dhe ka një vlerë tepër të lartë, prej 70.5 milionë eurosh. Shkodrani me paraqitjet e mira, ka rritur vlerën e kartonit të tij, duke lënë pas edhe dy lojtarët me origjinë shqiptare të Arsenalit, Granit Xhaka i cili vlerësohet me 68 milionë euro, si dhe Shkodran Mustafin, që mban vendin e 70-të me 65.2 milionë euro.

Ndërkohë, vendin e parë në renditje, e mban braziliani Nejmar, me një vlerë prej 213 milionë eurosh, i ndjekur nga Lionel Mesi me 202.2 milionë euro, ndërsa podiumin e mbyll Herri Kejn me 194.7 milionë euro.