18:43 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Drita superiore ndaj KEK-ut, mposhtet Llapi

Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e sotme në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni i Kosovës, Drita e ka nisur për mrekulli sezonin e ri duke e mposhtur KEK-un me rezultat të thellë.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi e ka ”demoluar” KEK-un me rezultat të thellë, 5-0 në Gjilan.

Golat për Dritën i shënuan Endrit Krasniqi (’22,’74), Betim Haxhimusa (’66,’85) dhe Fidan Gërbeshi në minutën e 79-të, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, Flamurtari ka regjistruar gjithashtu fitore ndaj Ferizajt. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Alban Shillova në minutën e 17-të.

Në anën tjetër, Drenica ka triumfuar me rezultat minimal, 1-0 ndaj Llapit. Golin e fitores për drenicasit e shënoi Abazi.

Dhe në fund, Ballkani triumfoi në derbin lokal ndaj Lirisë me rezultat, 1-0 me golin e shënuar në minutat e fundit nga Manevski./IndeksOnline/