16:22 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Isco mungon ndaj Bayernit (Foto)

Skuadra e Real Madridit do të jetë pa yllin kryesor, Isco në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Bayern Munchen.

Mesfushori spanjoll mori sot pjesë në seancën stërvitore, por mjekët siç duket vendosën që ai të pushojë disa ditë, shkruan IndeksOnline.

Kampioni aktual europian takohet nesër me gjigantin gjerman, ndeshja e dytë gjysmëfinale, e cila luhet në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri francez, Zinedine Zidane rreth orës 20:00 do ta publikojë ekipin për ndeshjen e nesërme (e martë)./IndeksOnline/